The Wayback Machine - http://web.archive.org/web/20130121102053/http://www.trinissoft.com:80/home.htm

Trinissoft sh.p.k. eshte themeluar nga nje grup profesionistesh me eksperience ne fushen e ndertimit te aplikimeve kompjuterike specifike, ndertimin e rrjeteve dhe sherbimeve klient-server, ndertimin dhe mirembajtjen e faqeve te internetit, si dhe prezantimeve interaktive. Sot Trinissoft eshte lider ne tregun shqiptar, duke konkuruar edhe me kompani te huaja nga me prestigjozet. Kliente te Trinissoft jane shume nga kompanite me te medha shqiptare, por edhe institucione shteterore, fondacione e shoqata humanitare.

Synimi kryesor i Trinissoft eshte lehtesimi i punes per perdoruesin e thjeshte. Kjo realizohet nepermjet nderfaqeve teresisht ne gjuhen shqipe. Programet e Trinissoft jane te perdorshme edhe per ata persona qe nuk kane asnje lloj kualifikimi ne fushen e kompjuterave. Ne ofrojme instalime specifike te sistemeve operative (Windows 7, Windows 10, Windows server), duke lehtesuar, si punen e operatoreve, ashtu edhe te mirembajtesave te rrjeteve apo te kompjuterave.

Fiskalizimi eshte servisi me i ri qe shoqeron te gjitha produktet tona.

Faqet e internetit te krijuara nga Trinissoft jane thuajse te vetmet, qe jane te rifreskuara dhe plotesuara ne rrjetin e faqeve shqiptare ne internet. Kjo eshte pasoje e teknologjise se avancuar, e cila lehteson ndjeshem rifreskimin e tyre, duke lejuar qe edhe perdoruesi me i thjeshte i nje PC, te arrije te mirembaje dhe rifreskoje nje faqe interneti.

Me 99.9% ne gjendje pune, Trinissoft ofron nje nga sherbimet me te kualifikuara te hostimit te faqeve te internetit, duke qene e besueshme si per institucione te rendesishme te shtetit shqiptar, ashtu edhe per kompanite me te medha te biznesit e medias.

Nje nga sukseset e Trinissoft eshte siguria dhe stabiliteti, si te programeve te ndertuara prej nesh, ashtu edhe te faqeve te internetit. Rrjetet e ndertuara nga Trinissoft plotesojne te gjitha standartet nderkombetare te masave te sigurise. Ne jemi krenar per faktin se asnje prej produkteve tona nuk ka hasur probleme ne fushen e sigurise.

Dalja ne tregun nderkombetar te programeve eshte nje nga synimet qe i perket se ardhmes. Stafi yne eshte teresisht i pergatitur per kete sfide, krejtesisht te panjohur me pare per kompanite shqiptare te kesaj fushe.